Images/Shkolla Laboratori Kompjuterik

Aktiviteti i rradhës >

Mbrëmje festive me rastin e tre vjetorit të krijimit të shkollës. Me pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve që kanë studiuar dhe studiojnë në shkollën tonë. Dita e Shtunë, data 16/2/2008. Për rezervime kontaktoni me sekretarinë e shkollës.

 


Aktivitetet e Shkollės

Në tre vitet e krijimit të saj shkolla jonë ka organizuar aktivitete të shumta zbavitëse dhe kulturore me nxënësit dhe dashamirësit e shkollës. Synimi ynë ka qenë që duke u argëtuar të krijojmë një atmosferë ku nxënësit emigrantë vinë më pranë njeri tjetrit dhe krijojnë besim e respekt reciprok. Shumë shoqëri e miqësi lindën dhe mbahen deri më sot gjallë nga këto aktivitete.
Një synim tjetër po kaq i rëndësishëm është që nëpërmjet këtyre aktiviteteve kulturore të ruajmë identitetin tonë por dhe të njohim sa më mirë historinë dhe kulturën e popullit Helen për tu integruar në këtë shoqëri me dinjitet dhe me vlerat që trashëgojmë nga atdheu ynë.
Shkurtimisht po përmendim:

  • Kokteil Parti në mjediset e shkollës, Maj 2005
  • Ceremoninë e diplomimit të nxënësve të parë të shkollës në Hotel Titania, në Qershor të vitit 2005, që u pasua me një bufe të pasur në mjediset e këtij Hoteli.
  • Kokteil në mjediset e shkollës me rastin e një vjetorit të shkollës, 3 Shkurt 2006.
  • Mbrëmje festive për festat e Majit, Maj 2006
  • Ekskursion me 120 nxënës të shkollës në qytetin turistik të Nafplios
  • Mbrëmje festive për festat e vitit të ri, 1 Janar 2007
  • Pritje festive në mjediset e shkollës me rastin e dy vjetorit të shkollës, 3 Shkurt 2007
  • Ekskursion me 190 nxënës të shkollës në Delfi dhe drekë festive.
  • Pjesëmarrje në Festivalin Ndërkombëtar të Përrallës në Porto Rafti me grupin teatral të fëmijëve të shkollës.
 
 
   
      BestXpert © 2005 - 2008 All rights reserved.